Albanian Shqip
Program online për çertifikim në nivelin diplomik në menaxhimin e gazërave të efektit serë
Çertifikimi diplomik në menaxhimin e gazërave të efektit serë është dizajnuar për të përgaditur studentët në mënyrë profesionale që të kontribojnë drejtë së ardhmes me sa më pak karbon. Marrëveshja e Parisit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është miratuar nga 195 shtete në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike drejtuar Palëve në vitin 2015. Marrëveshja e Parisit bën thirrje për reduktim të konsiderueshëm të emetimeve të gazërave të efektit serrë në periudhën afatshkurtë dhe afatgjatë. The George Washington University në partneritet me Institutin për Menaxhimin e Gazërave të Efektit Serë, organizatë e cila shquhet në botë për trajnimin që ofron në fushën e menaxhimit të këtij gazi, kanë krijuar këtë program të përshtatshëm të nivelit diplomik, duke ofruar një çertifikatë unike që nuk është e mundshme askund tjetër.
Shumë vende kanë krijuar mekanizma të bazuar në treg dhe politika të tjera për të reduktuar këto emetime. Tani ka mbi tridhjetë tregje ekzistuese të karbonit, si dhe aso në zhvillim e sipër. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Iniciativa Rajonale e Gazërave të Efektit Serë dhe Bordi i Resurseve Ajrore të Kalifornisë paraqesin dy përpjekje të mëdha në rregullimin e raportimit dhe menaxhimit të gazërave të efektit serë. Plani i Energjisë së Pastër i Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA do të rregullojë emetimet e gazërave nga sektori i gjenerimit të energjisë elektrike, si dhe lejon zhvillimin e sistemeve rajonale cap-and-trade.
Në përgjigje të kërkesës për reduktim të emetimeve, rreth 40,000 subjekte në mbarë botën masin dhe raportojnë emetimet apo mënjanimet e gazërave të efektit serë. Shumë prej tyre duan të minimizojnë emetimet; të tjerët raportojnë te programet e detyrueshme, ose duan të jenë të gatshëm të shpalosin informacione kur ato janë të nevojshme. Ndërkaq, disa të tjerë duan të fitojnë përparësi konkurruese, të përmirësojnë efiçiencën e tyre të energjisë, ose të demonstrojnë se çështjet mjedisore kanë rëndësi të veçantë për ta dhe kërkojnë të njihen për përpjekjet e tyre. Një numër gjithmonë në rritje i korporatave të mëdha vënë një çmim të brendshëm të karbonit gjatë vlerësimit të mundësive të biznesit.
Ky program çertifikues online shërben si një mjet i fuqishëm për të fituar njohuri moderne për aspektet teknike që i përkasin menaxhimit të emetimeve të gazërave të efektit serë duke përdorur standarde të zbatueshme globalisht. Në mënyrë të veçantë, programi trajton matjen, raportimin, analizimin, reduktimin, tregëtimin dhe verifikimin e emetimeve të gazërave të efektit serë. Programi zhvillohet përmes internetit dhe është i qasshëm globalisht. Klasa inauguruese fillon në janar të vitit 2017.
Programi është i dizajnuar për ata që janë, apo aspirojnë të jenë, menaxherë të mjedisit dhe të energjisë, si dhe profesionistë të tjerë në organizata industriale, biznesi, apo ato qeveritare. Ky program do të ofrojë njohuri teknike, njohuri të politikave publike, si dhe aftësi të nevojshme për të kuptuar dhe vepruar ndaj pasojave të këtyre gazërave gjatë marrjes së vendimeve në menaxhimin e energjisë për të përmirësuar performancën mjedisore dhe për të krijuar mundësi të reja biznesi. Të diplomuarit nga ky program do të jetë në gjendje të masin, analizojnë dhe raportojnë emetimet e lidhura me përdorimin e energjisë dhe të aplikojnë parimet me kosto efektive të menaxhimit të energjisë që reduktojnë emetimin e gazërave të efektit serë.
Studentët do ta mësojnë anën inxhinierike, ekonomike, ligjore dhe logjistike për menaxhimin e gazërave të efektit serë në përputhje me politikat ekzistuese dhe atyre të planifikuara për minimizimin e këtyre gazërave nga udhëheqës të pranuar ndërkombëtarisht në këtë fushë.
Temat e përfshira në program janë:
• Menaxhimi i gazërave të efektit serë në kontekstin e sfidave të paraqitura nga ndryshimi global i klimës
• Konceptet themelore të kontabilitetit të gazërave të efektit serë
• Metodat për vlerësimin e emetimit të gazërave, me theks të veçantë në aktivitetet energjetike
• Reduktimi i emetimeve përmes efiçiencës së energjisë dhe energjisë së ripërtërishme
• Politikat dhe programet per reduktimin e emetimeve, duke përfshirë tregjet e karbonit
• Sistemet e të dhënave për menaxhimin dhe raportimin e gazërave të efektit serë
• Verifikimi i emetimeve dhe mënyrat reduktuese
Programi do të ligjërohet në gjuhën angleze.